Abaz Hoxha

Jeta dhe aktiviteti

Botime për Kinematografinë

Abazi është autor i 19 librave të botuara për kinematografinë shqiptare dhe të huaj dhe figurave të shquara të tyre si:

1.- TEKNIKA E KINOPROJEKSIONIT
Botues: Shtëpia Botuese 8 Nentori, bashkautor,1969 (424 f. me ilustrime, 14,5×20.5cm
Është një libër teknik ku jepen parimet e funksionimit dhe ndërtimi i aparateve kinematografike të shfaqjes së filmave, njohuri për akustikën, optikën, elektroakustikën dhe teknikën e riprodhimit të zërit, sallat dhe kabinat e projeksionit të filmave, sistemet e ndryshme të kinemasë me ekran të gjerë, zërin stereofonik, etj. Libri është i destinuar për teknikët e rrjetit të kinemave. Ai është i pajisur me shumë skica e fotografi të ndryshme.
2.- AKUSTIKA E MJEDISEVE TË BRENDËSHME

Botues: Shtëpia Botuese e Librit Shkollor,1970 (200 f, me ilustrime, 16,5×23.5cm)
Jepen parimet e përgjithëshme për ndërtimin e sallave të ndryshme për shfaqjen e filmave dhe teatrove, parimet akustike, izolimi nga zhurmat, format e përshtatëshme të sallave për një shikim të mirë, vëndet më të mira të shikimit, dimensioned. etj. Libri është i pajisur me shumë foto dhe skica.

3, 4.- INTERNATIONAL DIRECTORY OF CINEMATOGRAPHERS SET AND COSTUME DESIGNERS IN FILM  (vol. I, 1983, 300 f, dhe vol.II, 1986, 456 f, 15×20,5 cm).
Është një libër i botuar nga Federata Ndërkombëtare e Arkivave të Filmave në Londër, Paris, Munich, New York, ku përfshihet gjithë krijimtaria artistike e operatorëve dhe piktorëve të filmave. Ka shkruar kapitujt mbi Shqipërinë.
5. – FILMI ARTISTIK SHQIPTAR (1957-1984)

Botues: Shtëpia Botuese 8 Nëntori,1987(370 f, 72 f  foto, 16,5x24cm)
Është një filmografi e plotë për filmat artistikë të prodhuar nga kinostudio “Shqipëria e re” dhe Radiotelevizioni shqiptar e hulumtuar me saktesi shkencore dhe rezultat i një pune këmbëngulëse disavjeçare. Jepen të gjithë filmat artistikë të renditur kronologjikisht, minutazhi, metrazhi, autorët dhe interpretuesit, viti i prodhimit, premiera, çmimet, titujt e nderit me të cilët janë nderuar autorët, interpretuesit dhe filmat në festivale kombëtare e ndërkombëtare, përmbajtje e shkurtër dhe jehona që ka patur në shtyp /bibliografia/. Libri është i pajisur edhe me 72 faqe fotografi , kuadro nga filmat dhe çaste xhirimi.

6. – ARTI I SHTATË NË SHQIPËRI

Botues: Shtëpia Botuese “Albin,1994 (164 f, 12 f, ilustrime, format  16,5×23,5 cm)
Është një studim i plotë mbi fillimet e kinemsë në Shqipëri 1900-1944. Jepen që nga shfaqjet dhe ngritja e kinemave të para në Shqipëri, shoqëritë kinemtografike të importit dhe distribucionit të filmave, konkurenca. Reklama, shfaqja e filmave të parë me zë, vendosja e monopolit të plotë mbi filmin nga pushtuesit fashistë e nazistë. Po kështu jepen xhirimet e para të filmave në Shqipëri nga viti 1903 nga shoqëri të huaja kinematografike, xhirime nga vëllezërit Manaqi dhe disa amatorë shqiptarë, jehona që i bënë me anën e filmit trupat pushtuese gjatë luftës së dytë Botërore etj. Libri është i pajisur edhe me rreth 12 faqe ilustrime, fotografi e reklama të kinemave etj.

7. – ENCIKLOPEDI E KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE – Autorë & Vepra- botim i I

Botues: Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve-Seksioni për Evropën,1999 (400 faqe me rreth 300 fotografi nga autorët dhe filmat). Format 14,5×20,5 cm)
Jepen alfabetikisht të gjithë skenaristët, regjisorët, aktorët, drejtorët e fotografisë, piktorët, kompozitorët, producentët, regjisorët e montazhit, grimierët dhe parukierët, kinoarkivistët si dhe veteranët që kanë çelur kinematë e para në Shqipëri nga fillimi i shekullit të kaluar. Libri përmban edhe treguesit e filmave artistikë dhe vizatimore sikurse edhe filmat që janë nderuar me çmime të ndryshme në Festivale Kombëtare ose Ndërkombëtare.

8.- ENCIKLOPEDI E KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE – Autorë & Vepra, botim i II

Botues: Toena, 2002 (544 faqe me rreth 500 fotografi të autorëve dhe filmave. Format 14,5 x 20,5 cm)
Është një botim luksoz me kopertinë të fortë ku në dallim me botimin e parë është shtuar shumë informacion me filmat e vjetëve të fundit si dhe të disa aktorëve dhe piktorëve që nuk ishin përfshirë në botimin e parë.

9.- GRETA GARBO ( Vajza që u kthye në legjendë)

Botues: ”GEER”, 2003( 76 faqe, format 11×18 cm)
Është një përshkrim mbi jehonën që ka patur në Shqipëri aktorja e madhe Greta Garbo nëpërmjet të shtypit të kohës. Libri është i pajisur me një filmografi të plotë dhe me shumë fotografi personale dhe interpretimet në filmat e ndryshme.

10. – KINEMATOGRAFIA SKANDINAVE

Botues: “GEER, 2003 (80 faqe, format 11x18cm)
Është një homazh për vlerat e mëdha që kanë  vendet skandinave sidomos në vitet e para kur kinematografia po bënte përpjekje për shndrimin e saj nga në shpikje teknike në një vepër arti, për figurat e saj të shquara në regji dhe interpretim si dhe disa lidhje midis vendeve skandinave dhe shqiptarëvet. Është një histori e shkurtër e filmit skandinav.
Libri është i pajisur me një biofilmografi dhe me shumë fotografi të regjisorëve V.Sjostrom, M.Stiller, K.T.Dreyer,B. Kristiansen, Ingmar Bergman si dhe të aktorëve A.Nielsen, G.Garbo, I.Bergman, Liv Ullman dhe të shumë kuadrove nga filmat danezë, suedezë, norvegjeze.

11.- “100 VJET KINEMA NË TREVAT SHQIPTARE”( 1897-1997)

Botues: Marin Barleti , 2002 (400 faqe, format 21×25 cm, me rreth 700 foto të ndryshme)
Është një kronologji e  detajuare të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur në Shqipëri në fushën e filmit,kinemasë dhe figurave përfaqësuese të saj që nga viti 1897 deri në vitin 2000.Gjithë libri është shoqëruar me fotografi nga filmat si dhe me personalitete të kinemasë që kanë debutuar në kinematografinë shqiptare ose aktorë dhe regjisorë me origjinë shqiptare të afërt ose të largët që kanë debutuar në kinematografinë botërore-varianti shqip i reduktuar i librit nuk përfshin foto me ngjyra,por ka një parathënie të gjatë në variantin dy-gjuhësh shqip-anglisht. Ky libër në variantin e plotë anglisht egziston vetëm në CD ky ka edhe shumë foto me ngjyra.

12. – HISTORI ARTI

Botues: Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, 2002 (208 f, me foto, 19,5x27cm)
Është një tekst mësimor për shkollat e mesme i përgatitur me disa autorë të fushave të ndryshme. Unë kam shkruar kapitujt mbi “Historinë e kinematografisë botërore”,”Historinë e Kinematografisë Shqiptare” si dhe “Historinë e Fotografisë”

13. – NE U SHKOLLUAM NË PRAGË

Botues: “GEER”, 2003 (160 faqe, me foto, format 13x 20.5)
Kujtime mbresa, intervista mbi jetën studentore në Pragë, për shokët e shkollës dhe veçanërisht për ata që studjuan për kinematografi, lidhjet shekullore shqiptaro-çeke, albanologët e pare dhe studimet e tyre mbi Shqipërinë, kinemaja çeke etj.

14. – Kinematografia Shqiptare 2-TheAlbanian Cinematography 2(1985-2005)
Botues: “Toena”2005 (666 faqe me foto B/Z +60 faqe Color, format 17×24
Eshtë një botim luksos në letër llustër dhe format të madh që përmban të gjitha filmat që ka xhiruar kinematografia dhe Radiotelevizioni shqiptar nga 1985-2005 i shoqëruar me disa tregues dhe me një numur të madh fotografish nga filmat. Në libër janë pasqyruar edh portrete të gjithë regjisorëve që kanë xhiruar filma në këtë periudhë duke i plotësuar ato edhe me filmografinë e tyre të mëparëshme. Libri ka një parathënie për tendencat e kinemasë shqiptare si dhe një kronologji të shkurtër për ngjarjet kryesore që janë zhvilluar në shqipëri në fushën e filmit nga 1897-2005. Libri është pajisur edhe me rreth 79 faqe me fotografi me ngjyra-Libri është i tëri dy-gjuhësh-shqip-anglisht. Vëllimi i parë i këtij libri është botuar në vitin 1987 në variantin shqip-anglisht me titull “Filmi Artistik Shqiptar”1957-1984.
15. – Histori e Kinematografise Boterore (1895-1945)

Botues: Shblsh e re , 2005 (-204 faqe, me foto, format 19×27)
Eshtë një histori e reduktuar e kinemasë botërore nga fillimet e saj /1895/ deri në vitin 1945 i shoqëruar me shumë fotografi për filmat, autorët dhe interpretuesit më në zë të tyre.

16. – Historia e Kinemase ne Shqiperi-Vellimi i I-1897-1944

Botues: ILAR, 2007410 f-me ilustrime, )
Një studim i gjatë mbi historinë e kinemasë në Shqipëri nga viti 1897-1944 i ndarë në disa kapituj ku jepen historia e shfaqjeve dhe ngritja e kinemave të para në Shqipëri, tematika dhe tendencat e filmave që janë shfaqur në kinematë tonë dhe nëpërmjet tyre bëhet edhe një përmbledhje e shkurtër e historisë së kinemasë botërore nëpërmjet filmave të shfaqura në Shqipëri. Një kapitull i kushtohet ndikimit që ka patur filmi dhe kinemaja në gjallërimin e jetës kulturore-artistike, në ndikimin që ka patur në lëvizjen artistike amatore dhe përgatitjen e një brezi aktorësh, në ndikimin e përgjithëshëm që ka patur në emancipimin e kombit dhe veçanërisht në emancipimin e gruas shqiptare kur kemi të bëjmë me një vend ku rreth 80% e popullsisë ishte analfabete, në ndikimin që ka patur për kulturën muzikore etj. Një kapitull i gjatë i kushtohet qëndrimit të shtypit dhe mendimit përparimtar për filmin kinemanë dhe figurat e shquara të kinemasë botërore, qëndrimin e regjimit në vitet 1920-1940 etj. Një kapitull i gjatë trajton filmin dhe kinemanë në Shqipëri gjatë okupacionit fashist e nazist, filmin, kinemanë dhe lëvizjen Antifashiste si dhe një kapitull i veçantë trajton xhirimin e filmave në Shqipëri në periudhën 1903-1944 nga kineastë të huaj ose amatorë e profesionistë shqiptarë.

17. – Ne gjurme te Filmave per Shqiperine

Botues: ILAR, 2007,  128 f-me ilustrime
Kujtime, mbresa dhe shënime udhëtimi nga puna kërkimore në disa arkiva Evropiane /kryesisht në Gjermani, Austri dhe Danimarkë/ për zbulimin e filmave që kanë xhiruar të huajt në Shqipëri në periudhën 1903-1944.

18. – Shqiptaret ne Kinematografine Boterore

Botues:
Përfshihen disa aktorë dhe regjisorë shqiptarë me origjinë të Afërt ose të largët që kanë debutuar në Kinematografinë Botërore si: Aleksandër Moisi, Vëllezërit shqiptarë Miltiadh dhe Janaq Manaqi, Kristaq Antoniu, Elena Qirici, Stan Dragoti, Mihallaq Mone etj

19. – Historia e Kinematografise Boterore 2 (1940-2005)
Botues: Botues: Shblsh e re , 2008 (650 faqe, me foto, format 19×27)

Comments are closed.