Abaz Tahir Hoxha

Teknik Ndėrtimi /gjeometėr/, inxhiner elektronik, studjues dhe historian i parė dhe i vetėm i kinematografisė, pedagog i Akademisė sė Arteve dhe i Akademise "Marubi" tė Filmit dhe Multimedias ku jep lėndėn e Historisė sė Kinematografisė Botėrore dhe shqiptare. Njė nga themeluesit e kinematografisė shqiptare dhe kuadri i parė i lartė me arsim profesional i saj. Anėtar i Redaksisė sė Arteve dhe Arkitekturės nė Akademinė e Shkencave pėr hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar,themelues dhe pėr 17 vjet drejtor i Arkivit Shtetėror Qėndror tė Filmave (Antare e Federatės Ndėrkombėtare tė Arkivave tė Filmave (FIAF) nga viti 1963, Anėtar i Kėshillit Shkencor tė AQSHF, Anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve dhe fitues i dy ēmimeve nė konkurset Kombėtare letraro-artistike, publiēist dhe autor i mbi 100 shkrimeve tė karakterit problemor dhe studimor si dhe autor i 18 librave tė botuara pėr kinematografinė shqiptare dhe botėrore dhe figurave pėrfaqėsuese tė tyre. Hartues i Enciklopedisė sė parė tė Artit, etj.
Lindi nė Vlorė mė 14 prill 1930.Rrjedh nga njė familje tradicionalisht intelektuale dhe patriotike.
  Logoreci > Abaz_Hoxha > Biografi
Gjyshi, Abaz Tahir Hoxha /1860-1915/ kreu studimet fillore nė vendlindje dhe tė mesmen e pjesėrisht tė lartėn nė Stamboll /Turqi/.Pati njė veprimtari tė gjerė patriotike pėr ēlirimin kombėtar nga zgjedha Turke dhe u arrestua e burgos pėr 11 vjet fillimisht nė burgun e Beratit dhe mė vonė nė Janinė,pėr veprimtari antiosmane dhe pėr pėrhapjen e shkronjave dhe tė gjuhės shqipe.

Abaz Tahir Hoxha (gjyshi)

Tahir Abaz Hoxha (babai)

Kujtim Tahir Hoxha

Babai, Tahir Abaz Hoxha /1898-1974/ kreu studimet nė Itali nė San Demetreo Corona, bashkėkohės i Aleksandėr Xhuvanit dhe Sejfulla Malshovės. Punoi fillimisht si mėsues dhe drejtor shkolle nė shkollėn e parė shqipe nė Vlorė /tė themeluar nga Jani Minga/ si dhe si mėsues i jashtėm nė shkollėn Tregėtare tė Vlorės, mė vonė si mėsues dhe drejtor i shkollės sė vendlindjes tė Tragjasit.Patriot, pjesėmarrės me armė nė dorė nė Luftėn e Vlorės /1920/ komandant ēete dhe i plagosur nė kėtė luftė.Shok dhe bashkėpuntor idealesh pėr ēlirimin kombėtar dhe pėrhapjen e arsimit dhe dijes me Jani Mingėn, Avni Rustemin, Halim Xhelo Tėrbaēin, Hysni Lepenicėn, Skėnder Muēon, Isuf Luzaj etj. Njė nga figurat mė tė njohura dhe mė me influencė nė krahinėn e Vlorės.U burgos pėr 18 vjet nga regjimi i Enver Hoxhės nė burgun e Gjirokastrės dhe mė vonė nė Burrel.

Nėna, Edije Zaēe Xhelo, /1905-1936/. Lindi nė Ramicė/Smokthinė/ ku kreu dhe arsimin fillor. Me prejardhje nga njė familje e kamur dhe patriotike. Vajza e Zaēe dhe mbesa e Xhelo Dulaj nga Smokthina, patriotė dhe personalitete tė njohura nė krahinėn e Vlorės pėr veprimtarinė e tyre patriotike gjithėjetėsore.

Vėllai i madh, Lufter Tahir Hoxha /1920-1994/, me arsim tė lartė, veteran i Luftės Antifashiste dhe njė nga kuadrot kryesore tė reparteve partizane nė Brigadėn e 5-tė.

Vėllai, Kujtim Tahir Hoxha /1928-1944/. Kreu shkollėn fillore nė fshatin Tragjas dhe mė vonė nė Shkollėn Tregėtare tė Vlorės. U pėrfshi nė lėvizjen antifashiste dhe mori pjesė me armė nė dorė nė njėsitet partizane. Ra dėshmor nė pėrpjekje me pushtuesit nazistė dhe bashkėpuntorėt e tyre nė 17 shkurt 1944.

Vetė  Abazi, u pėrfshi nė lėvizjen antifashiste qė nė moshėn mė tė njomė dhe mori pjesė me armė  nė dorė nė repartet partizane nė Luftėn Antifashiste kundėr pushtuesve nga prill 1943-deri nė ēlirimin e plotė tė atdheut. Kreu  shkollėn fillore nė fshatin e origjinės sė babait, nė Tragjas dhe tė mesmen nė shkollėn Teknike nė Tiranė  /ish Shkolla Teknike amerikane e Fulcit/ dhe u diplomua si Teknik i mesėm ndėrtimi /gjeometėr/ nė vitin 1949. Studimet e larta i kreu nė Pragė /Rep.Ceke/ dhe u diplomua si inxhiner elektronik nė vitin 1954. Paralelisht kreu njė kurs pasuniversitar dy-vjeēar pėr Teknikėn e Studiove tė Radios, Filmit dhe Televizionit e posaēėrisht pėr optikėn dhe akustikėn. U emėrua fillimisht si inxhiner zėri dhe pėr 10 vjet kryeinxhiner i kinostudios “Shqipėria e Re”. Mė vonė, pėr 7 vjet, si drejtues i sektorit tė kinemave, tė distribucionit, pėrkthimit dhe shpėrndarjes sė filmave. Nga viti 1972-1990 themeloi dhe drejtoi Arkivin Qėndror Shtetėror tė Filmit.
Me bashkeshorten e pare eshte divorcuar dhe ka tre vajza: Mimoza, Diana, Edi dhe tre mbesa: Rigelsa, Iv dhe Maura dhe nje nip: Tyler. Ne vitin 1977 eshte martuar me gruan e dyte Arsinoi Llukan Gjika nga Berati-ekonomiste me te cilen jeton edhe sot.

Shtator 1944

Nentor 1944

Nentor 1944

Rezervist 1962

Me shokė tė luftes

         Ka veprimtari tė gjerė gjithėjetėsore nė tė gjitha fushat e kinematografisė si: 
 
I.-Veprimtari pedagogjike:Pedagog i tė gjitha niveleve tė shkollave nga viti 1956 e deri mė sot si: Pėrgatitjen e teksteve, dhėnien mėsim dhe drejtimin e kurseve pėr pėrgatitjen e kuadrove tė kinematografisė dhe rrjetit tė kinemave(1956-1965), pedagog nė Shkollėn e Lartė tė Kulturės (1958-1964), dhėnie mėsim nė kurset pasuniversitare nė kinostudion "Shqipėria e re" pėr pėrgatitjen e kuadrove tė xhirimit tė filmave(1966-1990), pedagog i Akademisė sė Arteve dhe i Akademise "Marubi" tė filmit dhe Multimedias (1996-2008) dhe i udhėheqės i punės sė diplomės pėr disa studentė tė Akademisė sė Arteve,etj. 
 
II.-Veprimtari inxhinerike (si gjeometėr dhe kryeinxhiner i Kinostudios): Pėrgatitjen e programeve, hartimin e projekteve teknologjike dhe drejtimin e punimeve pėr ndėrtimin e njė numuri tė madh kinemash nė tė gjithė vendin (nga viti 1955-Kinema "Partizani"), i tė gjitha objekteve pėr xhirimin e filmave nė Kinostudio si Atelierėt e xhirimit dhe tė zėrit, reparteve tė ndryshme tė montazhit,grimit, butaforisė dhe anekseve tė tyre, repartin e ngritjes sė dekoreve,sallave tė projektimit etj; programin dhe projektin teknologjik pėr ngritjen e Arkivit Shtetėror tė Filmit etj. Ka marrė pjesė gjithashtu nė projektin akustik dhe mbrojtjen nga zhurmat nė Pallatin e Madh tė Kulturės dhe veēanėrisht pėr sallėn e Operas dhe Baletit,ka qėnė si konsulent pėr ēėshtjet e akustikės dhe ndriēimit nė ndėrtimin e sallės sė Kuvendit Popullor, etj. 
 
III.-Veprimtari studimore dhe kėrkimore shkencore: Nga viti 1957 ka bėrė disa studime tė ndryshme pėr: Zgjerimin e prodhimit dhe pėrmirėsimin e procesit teknologjik tė prodhimit,zgjerimin e rrjetit tė kinemave nė tė gjithė Shqipėrinė, pėrgatitjen e kuadrit krijues e teknik, ngritjen e Televizionit Shqiptar(1959), ngritjen e orkestrės simfonike tė Kinematografisė dhe tė Radios (1958-u ngrit nė 1964 dhe ka funksionuar me kėtė emėr deri nė vitin 1984), pėr domosdoshmėrinė e antarėsimit tė Arkivit tė Filmit nė Federatėn Ndėrkombėtare tė Filmave (u pranua antar i FIAF mė 1963), zgjerimin e rrjetit kinematografik nė fshat dhe shtrirjen e tij nė zonat e thella (1958-1963).            
Nga viti 1965 ėshtė marrė me kėrkime pėr zbulimin e dokumentave, filmave etj duke bėrė njė punė tė gjėrė kėrkimore-shkencore pėr historinė e kinemasė shqiptare nga fillimi i shekullit tė kaluar nė bibliotekat dhe arkivat shqiptare dhe tė huaja (Itali, Austri, Gjermani, Danimarkė, Maqedoni, etj) dhe ka zbuluar shumė figura tė shquara nė fushėn e kinematografisė me origjinė shqiptare, dokumente dhe filma tė xhiruara nė gjysmėn e parė tė shekullit tė kaluar, njė pjesė tė tė cilavet i ka sjellė nė Shqipėri ose vazhdon punėn pėr sigurimin e tyre si veprimtarinė filmike tė Aleksandėr Moisiut dhe disa filma ku ka interpretuar ai nga viti 1910, veprimtarinė aktoreske nė filmin rumun tė Kristaq Antoniut (nga viti 1924), aktoren e parė shqiptare tė kinemasė qė ka interpretuar nė kinemanė evropiane dhe botėrore Elena Qirici, kineastėt e parė shqiptarė qė kanė vepruar nė trevat shqiptare e ballkanike nga viti 1904 (Vėllezėrit Manaqi-pėr origjinėn dhe zbulimin e veprimtarisė sė tyre eshte marrė mbi 5 vjet), zbulimin e origjinės shqiptare dhe veprimtarinė e gjithanėshme artistike tė aktorit shqiptaro-amerikan Xhon Belushi (John Belushi) pėr tė cilin ka bėrė dhe njė film televiziv, origjinėn dhe veprimtarinė nė kinemaografi tė regjisorit, piktorit dhe producentit nė industrinė amerikane tė reklamave Sten Dragoti, amatorėt e parė shqiptarė tė fillimit tė shekullit tė kaluar si A.Ēelo etj, regjisorin e parė tė kinemasė M.Mone etj.            
Po kėshtu ka zbuluar dhe sjellė nė Shqipėri disa filma kronikalė e dokumentarė me vlera tė posaēme historike si:Ardhjen e Princ Vidit nė Shqipėri mė 1914 dhe shpalljen e Durrėsit kryeqytet,kronika nga Tirana,Durrėsi, Berati etj nga viti 1914, zėrin e Aleksandėr Moisiut duke recituar nė Kufoma e gjallė, filmin e parė dokumentar me zė xhiruar nga gjermanėt(1932),filmin artistik "Na ishte njė herė"(Once Upon The Time) xhiruar nė vitin 1922 nga regjisori i njohur Karl Teodor Dreyer, ngjarjet e tė cilit zhvillohen nė Iliri dhe nė qendėr tė tij ėshtė njė princeshė iliriane, etj. 
 
IV.-Veprimtari publicistike: Ka botuar nė organet e ndryshme tė shtypit mbi 100 shkrime duke filluar nga viti 1956, ka ēelur revistėn e parė tė filmit "Buletini Kinematografik" (1967-1972), ka botuar si botues dhe kryeredaktor revistėn e parė tė Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe Arteve "Arbėria"(1998), ka shkruar, drejtuar e folur nė disa emisione tė radios dhe nė stacionet televizive, (Shqipėri,Maqedoni,Greqi,Itali,New York,Londer,BBC) pėr historinė e kinematografisė shqiptare dhe figurat pėrfaqėsuese tė saj, ka folur pėr kinematografinė shqiptare nė disa shtete si (Universitetin e Venecies,nė Londėr,Athine, etj). 
 
V.-Veprimtari krijuese letraro-artistike: Ka shkruar disa dhjetra plan-skenarė (dhe ka drejtuar vetė xhirimet)pėr xhirimin nė film tė disa personaliteteve tė kulturės, artit dhe shkencės si D.Agollin, S.Spase,Dh.Shuteriqi, M.Domi, Ll.Siliqi etj. Ka pėrgatitur njė plan perspektiv pėr xhirimet nė film pėr qėllime arkivore dhe ka drejtuar xhirimet nga ajri (me elikopter) nė tė gjithė Shqipėrinė duke marrė nė veēanti kalatė e ndryshme,momumentet e kulturės, etj. Ka shkruar skenarė pėr filma dokumentarė pėr filmin dhe televizionin si "Njė meteor shkėlqeu nė ekran" (John Belushi) etj. Ka shkruar tre skenarė pėr filmat artistikė nga tė cilėt njėri ėshtė realizuar "Ilegalėt" (1976-R:S.Kumbaro, R.Ljarja) dhe njėri ishte miratuar pėr xhirim por nuk u realizua nga ndryshimet qė ndodhėn mė 1990. Eshtė nderuar me dy ēmime pėr veprimtari krijuese nė Konkurset Kombėtare letraro-artistike (1974,1987).
 
VI.- Botime librash pėr kinematografinė. Eshtė autor i 18 librave tė botuara pėr kinematografinė shqiptare dhe tė huaj dhe figurave tė shquara tė tyre si:
1.-Teknika e Kinoprojeksionit (bashkautor,1969,440 f,me ilustrime)
2.-Akustika e mjediseve tė brendėshme (1970,150 f, me ilustrime-pėr ndėrtimin e sallave tė kinemave dhe kinoteatrove).
3.-The International Directory of Cinematographers set and Costume Designer in Film (pjesėt pėr Shqipėrinė nė dy vėllime 1983,1986 botuar nga Federata Ndėrkombėtare e Arkivave tė Filmit nė Londėr,Paris,New York,Berlin)
4.- Filmi Artistik Shqiptar -1957-1984 (1987, 370 f me ilustrime).
5.- Arti i Shtatė nė Shqipėri -vėll.I-1900-1944 /170f,me ilustrime,1994).
6.- Enciklopedi e Kinematografisė Shqiptare (botim i parė 1999-400 faqe me ilustrime).
7.- "100 vjet kinema nė trevat Shqiptare (2002, 400f, me ilustrime).
8.-"Enciklopedi e Kinematografisė shqiptare (botim i dytė i plotėsuar, 2002, 540 f, me ilustrime).
9.-Greta Garbo-Vajza qė u kthye nė legjendė-(2002,70f,me ilustrime).
10.-Kinematografia e vendeve Skandinave (80f, me ilustrime, 2002).
11.-Ne u shkolluam nė Pragė (2003, 160f , me ilustrime).
12.-Histori Arti (bashkautor me M.Zeqo, A.Hado, J.Papagjoni, 202f, 2003).
13.-Kinematografia Shqiptare shqip-anglisht -1985-2005 (666f, me foto B/Z dhe me ngjyra, 2004).
14.-Historia e Kinematografisė Botėrore 1895-1945, vėllim i parė (210 f, me ilustrime, 2005).
15.-Historia e Kinemase ne Shqiperi -vellimi i I-1897-1944 (408 f, me ilustrime, 2007)
16.-Ne gjurme te filmave per Shqiperine /nga puna kerkimore ne disa arkiva evropiane/ 128 f, me ilustrime, 2007).
17.-Shqiptarėt nė kinematografinė botėrore (420f,  me foto, 2008)  
 
Ka nė proces tė pėrfundimit dhe botimit:
1.-Na ishte njė herė njė kinostudio /kujtime/
2.-Historia e Kinematografisė Botėrore vellimi i dytė 1945-2005
3.-Vellezerit John dhe James Belushi
4.-Historia e Kinematografisė shqiptare - Vėll.II-1945-2000,etj.
5.-Berlin, Aleksander Platz - /kujtime/
6.- Dallgėt e trazuara tė jetės /shėnime autobiografike/
7.- Intervista dhe dosje /1990-2006/
8.- Artikuj kritikė /pėr probleme tė ndryshme, ngjarje politike, etj/
9.-Kur hedhim vėshtrimin mbrapa /shėnime historike, opinione, kritikė, mendime/
10.- Mrekullia e artit tė shtatė /pėrmbledhje shkrimesh nė organet e shtypit pėr kinematografinė botėrore dhe figura tė shquara tė saj/ 
 
VII.-Arkivistikė: Ka hartuar strukturėn e organizimit shkencor tė fondit tė Arkivit Shtetėror tė Filmit, ka hartuar disa filmografi pėr kronikėn shqiptare dhe tė huaj tė filmave qė ndodhen nė arkivė (pėr qėllime tė brendėshme), ka organizuar punėn dhe grumbullimin e gjithė informacionit dhe dokumentacioneve pėrkatėse pėr ngritjen e Muzeut tė Kinemasė dhe Bibliotekės Shkencore tė Kinematografisė.
 
VIII.-Pėrkthime e redaktime tė filmave(1953-1972): Ka pėrkthyer ose redaktuar mbi 12 filma ēekė, polakė, Vietnamezė, Kinezė, Amerikanė, Anglezė etj.  Nga viti 1998 ėshtė Antar i Akademisė sė Shkencave shqiptaro-amerikane (me qėndėr nė New York) dhe pėrgjegjės pėr Evropėn dhe kam hartuar Statutin dhe Rregulloren e Brėndėshme tė saj.       
© Logoreci 2008